Formacionet zyrtare Partizani-Laçi/ Në “Arenën e Demave” skuadrat kërkojnë tre pikët

schedule16:18 - 20 Janar, 2024

schedule 16:18 - 20 Janar, 2024

Partizani luan sot në 17:00 në “Arenën e Demave” ndaj Laçit në ndeshjen e javës së 20-të të Superiores. Në ndeshje e rëndësishme për të dy ekipet, ku trepikëshi u shkon përshtat objektivave që kanë. Të kuqtë do të kërkojnë që të mos distancohen nga Egnatia që fitoi dje, ndërsa Laçi duhet që të shmangë zonën “ e ftohtë”.

Të dy trajnerët, Orges Shehi dhe Mirel Josa, kanë vendosur që të hedhin në fushë formacionet “tip”, pak a shumë si një javën e shkuar duke mos pasur surpriza./ h.ll/abcnews.al

Formacionet zyrtare

PARTIZANI: Qirko, Hadroj, Sota, Janjeva, Atanaskoski, Murataj, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Mensah. Trajner: Orges Shehi

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Paulo Silva, Qato, Barjamaj, Kryeziu, Ujka, Myrta, Melo, Sobouale. Trajner: Mirel Josa