Laçi-Partizani dhe Dinamo-Skënderbeu janë duelet e para çerekfinale në Kupën e Shqipërisë. Tashmë janë zbuluar edhe formacionet dhe Shpëtim Duro këtë herë ka ndryshuar model, duke kaluar nga 3-5-2 ne 3-4-2-1.
Nwabueze është i vetëm në sulm, i mbështetur nga Lushkja dhe Shehu, kurse në qendër të mesfushës ka vend për Lukas Ramos krah Deliut. Mbrojtja me tre nuk ndryshon, teksa luajnë Malota-Ignjatovic dhe Obanor.
Musta dhe Kërçiku janë të pozicionuar nga krahët. Te Partizani ka një ndryshim nga derbi. Esat Mala luan titullar, në linjën e djathtë të mbrojtjes në vend të Idrizajt. Pjesa tjetër e formacionit është e njëjtë. Më poshtë edhe formacionet e Dinamo-Skënderbeu.
LAÇI-PARTIZANI
LAÇI: Sherri, Malota, Ignjatovic, Obanor, Kërçiku, Deliu, Lukas Ramos, Musta, Shehu, Lushkja, Nwabueze. Trajner: Shpëtim Duro.
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Cordeiro, Çinari, Trajner: Ilir Daja.
DINAMO-SKËNDERBEU
DINAMO: Bakaj, Paterni, Pere, Boçi, Hidri, Kolgega, Bilali, Alillari, Diogo Maranhao, Djidjiwa, Welber. Trajner: Olsi Uku
SKËNDERBEU: Rexhepi, Vitija, Bajrami, Sadriu, Zguro, Mara, Shabani, Jean Victor, Vangjeli, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli. /abcnews.al