Formacionet zyrtare Manchester United-Sevilla: Ten Hag e nis pa Rashford, “djajtë” kërkojnë fitoren në “aktin e parë” të çerek-finales

schedule20:27 - 13 Prill, 2023

schedule 20:27 - 13 Prill, 2023

Në më pak se 1 orë në mitikun “Old Trafford” vendasit e Manchester United do të presin spanjollët e Sevilla, në sfidën e parë të fazës çerek-finale të UEFA Europa League, në një sfidë që pritet të dhurojë vetëm emocione e spektakël.

Përsa i përket formacioneve, tekniku hollandez i “djajve”, Erik ten Hag ka vendosur të përdorë formulën 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është vendosur spanjolli De Gea. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Wan-Bissaka e Malacia, me qendrën që plotësohet nga Varane e Lisandro Martinez. Më të tërhequr në mesfushë janë Casemiro e Sabitzer, ndërsa “organizimin” e lojës tekniku ia ka besuar treshes Antony-Bruno Fernandes-Sancho, me francezin Antony Martial që gjendet i vetëm në “majën” e sulmit.

Në krahun tjetër tekniku i spanjollëve, Jose Mendilibar ka vendosur të përdorë po të njëjtin rreshtim si kundërshtari, pra formulën 4-2-3-1. Në portë është vendosur marokeni Bono e para tij Acuna, Marcao, Nianzou e Montiel. Më të tërhequr janë Guelj e Fernando, ndërsa Oliver Torres, Rakitic e Lucas Ocampos janë vendosur pas argjentinasit Erik Lamela, i cili ndodhet i vetëm në “majën” e sulmit. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!