Në më pak se 1 orë, në mitikun “Old Trafford”, “djajtë e kuq” të Manchester United do të presin spanjollët e Real Betis, në aktin e parë të fazës së 1/16-ve, të UEFA Europa League.
Për këtë sfidë tekniku Erik ten Hag ka përzgjedhur formacionin 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është pozicionuar spanjolli David de Gea. Para tij në mbrojtje janë vendosur Diogo Dalot, Varane, Martinez dhe Luke Shaw. Më të tërhequr në mesfushë janë 2 brazilianët Casesmiro dhe Fred, ndërsa Antony, Weghorst dhe Bruno Fernandes janë vendosur pas “bomberit” Marcus Rashford, i cili ndodhet i vetëm në majën e sulmit.
Në krahun tjetër tekniku Manuel Pellegrini ka vendosur të përdorë po të njëjtin formacion si “djajtë”. Në portë është vendosur Claudio Bravo e para tij Abner, Luis Felipe, Pezzella dhe Sabaly. Më të tërhequr në mesfushë janë Rodriguez dhe William Carvalho, ndërsa Juanmi, Joaqiun dhe Luiz Henrique janë pozicionuar pas sulmuesit Ayoze Perez. /i.m /abcnews.al
FORMACIONET ZYRTARE:



