Formacionet zyrtare Manchester City-Liverpool: Haaland përball Salah, në “përplasjen” e Kupës

schedule20:27 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 20:27 - 22 Dhjetor, 2022

Pas rreth 1 ore në “Etihad Stadium” do të përballen dy gjigandët e futbollit anglez, Manchester City dhe Liverpool, në ndeshjen e vlefshme për 1/8-at e kupës së ligës (EFL cup).

Edhe pse me mungesa për shkak se lojtarët janë të lodhur nga “Katar 2022”, sërish përballja pritet të jetë e zjarrtë, pasi Haaland dhe Salah janë aty.

Pep Guardiola ka zgjedhur rreshtimin 4-3-3 për të tijët, me Ortegan në portë dhe Akanji, Ake, Laporte dhe Leëis në mbrojtje. Mesfusha me 3 si zakonisht përbëhet nga Rodri, Gundogan dhe De Bruyne, ndërsa në sulm do të pozicionohen Palmer dhe Mahrez, ndërsa në majë të sulmit është vendosur Erling Haaland.

Nga ana tjetër, Jurgen Kloop ka zgjedhur po të njëjtin formacion si Guardiola, me Kelleher në portë, Bajcetic, Joe Gomez, Matip e Robertson në mbrojtje, Milner, Thiago, Carvalho e Elliot në mesfushë, ndërsa sulmi i është besuar dyshes Salah-Nunez.  /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!