Formacionet zyrtare, Manchester City-Leicester: “Qytetarët” kërkojnë në “Etihad” fitoren me “aromë titulli”

schedule18:03 - 15 Prill, 2023

schedule 18:03 - 15 Prill, 2023

Në më pak se 1 orë, “qytetarët” e Manchester City do të presin në arenën “Etihad Stadium”, “dhelprat” e Leicester në përballjen e vlefshme për javën e 31-të e Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, me djemtë e Pep Guardiola që kërkojnë vetëm fitoren në mënyrë për të mbetur në garën e titullit kampion.

Përsa i përket formacionit tekniku spanjoll vazhdon të aplikojë formulën e re 3-2-4-1, ku në portë si zakonisht është vendosur braziliani Ederson e para tij treshja Laporte-Dias-Walker. Më të tërhequr në mesfushë janë Rodri e Stones. Nga krahët janë vendosur Mahrez e Jack Grealish, me qendrën që plotësohet nga Bernardo Silva e Kevin de Bruyne. Ndërkaq, në “majën” e sulmit i vetëm është pozicionuar “bomberi” viking, Erling Braut Haaland.

Në krahun tjetër, tekniku Dean Smith ka vendosur t’i bëjë ballë “qytetarëve” me formulën, 3-5-2, ku në portë është i vendosur danezi Iversen. Mbrojtja me tre formohet nga Faes, Soyuncu e Souttar. Në krahët e mesfushës janë vendosur Castagne e Kristiansen, ndërsa në qendër janë pozicionuar Ndidi, Tielemans e Deësbury-Hall. Ndërkaq, sulmi i është besuar dyshes Jamie Vardy e James Maddison. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!