Formacionet zyrtare: Kukësi me shumë ndryshime, Tirana pa Xhixhën

schedule12:58 - 2 Prill, 2022

schedule 12:58 - 2 Prill, 2022

Kukësi-Tirana është një nga ndeshjet kryesore të javës së 27-të në Abissnet Superiore. Trajnerët Diego Longo dhe Orges Shehi kanë vendosur për formacionet.

Italiani ka zgjedhur Puntus në sulm, ndërsa në portë vendin e Tafas e ka marrë Çollari që do të debutojë në Superiore.

Mbrojtje e ngjeshur për verilindorët, me Bytyçin që u është shtuar në qendër dyshes Lulaj-Pëllumbi. Sot titullar është edhe Bahtiri në të majtë të mesfushës.

Te Tirana Xhixha nuk ia ka dalë dot dhe Shehi e rreshton skuadrën me tre në mbrojtje, me Behiratche që merr një vend në formacion.

KUKËSI: Çollari, Gligorov, Bytyçi, Lulaj, Pëllumbi, Ndreca, Sh. Taipi, De Lucas, Gj. Taipi, Bahtiri, Puntus.

TIRANA: Bekaj, Najdovksi, Behiratche, Hoxhallari, Tosevksi, Toli, Totre, Limaj, Ismajlgeci, Seferi, Xhixha, Devid. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!