Formacionet zyrtare Juventus-Nantes: Chiesa e Vlahovic gati për francezët e Nantes

schedule20:25 - 16 Shkurt, 2023

schedule 20:25 - 16 Shkurt, 2023

Në më pak se 1 orë në “Allianz Stadium” të Torinos, vendasit e Juventus do të presin francezat e Nantes, në një ndeshje të vlefshme për raundin e 1/16-ve të UEFA Europa League.

Tekniku italian i “zonjës së vjetër”, Massimiliano Allegri ka zgjedhur për rreshtimin e të tijve, formulën 3-5-2, ku portën si zakonisht ja ka besuar polakut Szczesny, ndërsa mbrojtjen 3-shes braziliane, Danilo, Bremer dhe Alex Sandro. Në mesfushë janë pozicionuar Di Maria, Paredes, Rabiot, Fagioli dhe De Sciglio, ndërsa sulmi i është besuar dyshes Chiesa-Vlahovic.

Në krahun tjetër, 59-vjeçari Antoine Kombouare i është përgjigjur Juves me formacionin 4-2-3-1. Në portë Lafont e para tij Centonze, Pallois, Castelletto dhe Chirivella. Sissoko dhe Moutoussamy janë vendosur para mbrojtjes dhe më të avancuar në mesfushë Blas, Girotto dhe Coco, me sulmin që i është besuar egjiptianit Mostafa Mohamed. /i.m /abcnews.al

FORMACIONET ZYRTARE:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!