Formacionet zyrtare Juventus-Lazio: Chiesa në sulm kundër “shqiponjave” të kryeqytetit

schedule20:23 - 2 Shkurt, 2023

schedule 20:23 - 2 Shkurt, 2023

Në orën 21:00, në “Allianz Stadium” të Torinos, vendasit e Juventus do të presin “shqiponjat” laciale, në çerek-finalen e fundit të Kupës së Italisë, ku i vetmi synim është sigurimi i biletës së fundit të “top 4”-shes.

Përballë një kundërshtari si Lazio, tekniku Massimiliano Allegri ka zgjedhur të përdorë një formacion klasik mbrojtës, 3-5-2, ku në portë në mënyrë surprizuese është vendosur Perin. Në mbrojtje Danilo, Bremer dhe Alex Sandro do të ndihmohen vazhdimisht nga Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot dhe Kostic, të cilët plotësojnë 5-çen e mesfushës. Ndërkaq, sulmi i është besuar dyshes Chiesa-Vlahovic.

Në anën tjetër 64-vjeçari, Maurizio Sarri ka vendosur të përdorë një formulë tepër agresive, si ajo 4-3-3. Në portë Maximiano e para tij në mbrojtje Marusic, Romagnoli, Patric dhe Lazzari. Mesfusha me tre përbëhet nga Luis Alberto, Cataldi dhe Vecino, ndërsa “tridenti” i sulmit i është besuar Zaçagnit, Immobiles dhe Felipe Andersonit. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!