Formacionet zyrtare Itali-Angli: “Tre luanët” kërkojnë në Napoli “hakmarrje” për finalen e “Wembley”-t

schedule19:58 - 23 Mars, 2023

schedule 19:58 - 23 Mars, 2023

Në më pak se 1 orë në stadiumin “Diego Armando Maradona” të Napolit, “të kaltërit” vendas do të presin “3 luanët” anglezë në sfidën e parë të eleminatoreve të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.

Përsa i përket formacionit, tekniku Roberto Mancini ka zgjedhur formacionin 4-3-3 përballë “ishullorëve”, ku nuk kanë munguar as surprizat. Në portë është vendosur Gianluigi Donnarumma e para tij në mbrojtje, Di Lorenzo, Toloi, Acerbi dhe Spinazzola. Kontrolli i lojës në mesfushë i është besuar treshes Barella, Jorginho, Verratti, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Berardi, Pellegrini dhe italiani “më i ri”, Mateo Retegui, i cili do të bëjë debutimin e tij mbrëmjen e sotme.

Në krahun të tjerët, për të “thyer” mbrojtjen solide të “të kaltërve”, tekniku Gareth Southgate ka vendosur të përdorë po formacionin 4-3-3. Në portë Jordan Pickford e para tij në mbrojtje Luke Shaw, Harry Maguire, John Stone e Kyle Walker. Mesfusha mbushet me “tanqe” si Jude Bellingham, Declan Rice e Kalvin Phillips, ndërkaq “tridenti” i sulmit plotësohet nga Jack Grealish, Harry Kane dhe Bukayo Saka. /i.m /abcnews.al 

FORMACIONET ZYRTARE: 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!