Formacionet zyrtare Francë-Hollandë: Mbappe kapiten përballë “tulipanëve” të Evropës

schedule19:43 - 24 Mars, 2023

schedule 19:43 - 24 Mars, 2023

Në më pak se 1 orë në mitikun francez “Stade de France”, “gjelat” nënkampionë të botës do të presin “tulipanët” hollandezë në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i “gjelave” Didier Deschamps ka vendosur të përdorë modulin 4-3-3, ku në portë është rikthyer “gardiani” i Milanit, Mike Maignan. Mbrojtja me katër plotësohet nga Kounde, Konate, Upamecano dhe Theo Hernandez. “Dirgjimin” e lojës në mesfushë tekniku Deschamps ia ka besuar treshes Tchouameni, Griezmann, Rabiot, ndërsa “tridenti” i sulmit do të plotësohet nga Coman, Kolo-Muani dhe “kapiteni” më i ri i Francës, Kylian Mbappe.

Në krahun tjetër tekniku Ronald Koeman ka vendosur t’i kundërpërgjigjet furisë së “gjelave”, po me formacionin 4-3-3. Në portë Jasper Cillessen e para tij në mbrojtje Ake, Van Dijk, Geetruida e Timber. Në mesfushë Taylor, Wijnaldum e De Roon, ndërsa në sulm janë vendosur Memphis Depay, Berghuis dhe super talenti i “tulipanëve”, Xavi Simons. /i.m /abcnews.al 

FORMACIONET ZYRTARE: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!