Në orën 16:00, Chelsea do të përballet në shtëpi ndaj Brighton, ndërsa Tottenham ndaj Bournemouth.
Djemtë e Lampard do ta kenë të vështirë përballjen e sotme ndaj skuadrës së De Zerbit. Chelsea në fakt është në kërkim vetëm të fitores, pasi rezultatet negative ende vazhdojnë në shtëpinë “blu”.
Nga ana tjetër, Brighton është një skuadër shumë e fortë dhe këtë sezon e ka treguar mjaft mirë këtë gjë.
Formacionet zyrtare:
Sfida tjetër mes Tottenham dhe Bournemouth do të luhet gjithashtu në orën 16:00.
“Spurs” kërkojnë të futen në zonën e Champions League dhe sot mund ta tentojnë të paktën në mënyrë provizore këtë javë.
Tottenham duhet të marrë një fitore patjetër sepse pasi nuk është vetëm objektivi për të hyrë në Champions, por gjithashtu ata mund të rrezikojnë të mbeten jashtë kupave europiane, pasi Aston Villa dhe Brighton nuk ndodhen shumë larg./h.ll/abcnews.al
Formacionet zyrtare: