Formacionet zyrtare, Chelsea-Aston Villa: Potter ndryshon skemë, Mudryk e Joao Felix gati për Aston Villa-n

schedule18:15 - 1 Prill, 2023

schedule 18:15 - 1 Prill, 2023

Në pak se 30 minuta, në mitikun anglez të “Stamford Bridge” vendasit e Chelsea do të presin kundërshtarët e Aston Villa, në “betejën” e vlefshme për javën e 29-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku nuk pritet asgjë më pak se spektakli i garantuar.

Përsa i përket formacioneve tekniku Graham Potter ka vendosur të përdorë përballë Aston Villas formacionin 3-4-2-1, ku në portë si zakonisht është vendosur spanjolli Kepa Arrizabalaga. Në mbrojtje Loftus-Cheek, Koulibaly e Cucurella. Në krahët e mesfushës janë vendosur Ben Chillwell e Reece James, ndërsa “dirigjimi” i lojës në qendër është në lënë në duart e Enzo Fernandez e Mateo Kovacic. Para tyre në repartin ofenziv janë vendosur Kai Havertz e Mykhailo Mudryk, ndërsa në majën e sulmit është vendosur i vetëm “luzitani”, Joao Felix.

Në anën tjetër, për t’i bërë ballë sulmeve të “bluve” tekniku spanjoll Unai Emery ka vendosur të përdorë formulën 4-2-3-1, për rreshtimin e të tijve. Në portë është pozicionuar Emiliano “Dibu” Martinez. Në krahët e mbrojtjes janë Ashley Young e Alex Moren, me qendrën që mbushet nga Konsa e Tyron Mings. Më të tërheqyr në mesfushë janë Kamara e Douglas Luiz, ndërsa organizimi i sulmeve i është besuar treshes Ramsey, Buendia e John McGinn, ndëkaq i vetëm në majën e sulmit është vendosur “bomberi” anglez, Ollie Watkins. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: