Formacionet zyrtare Bournemouth-Liverpool: “Të kuqtë” kërkojnë 3 pikë Evrope në transfertën e “qershive”

schedule12:46 - 11 Mars, 2023

schedule 12:46 - 11 Mars, 2023

Në më pak se 1 orë, në “Vitality Stadium” vendasit e Bournemouth do të presin në “shtëpinë” e tyre, “të kuqtë” e Liverpool, në një përballje me synime të ndryshme, por tepër e rëndësishme për të dyja ekipet.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i “qershive”, Gary O’Neil ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formulën 4-4-1-1. Në portë është pozicionuar Neto e para tij në mbrojtje Smith, Stephens, Sensei dhe Kelly. Mesfusha i është besuar katërshes Quattara, Lerma, Billing dhe Anthony, ndërsa Rothëell dhe Solanke janë vendosur në sulmin e “qershive” njëri pas tjetrit.

Në krahun tjetër, tekniku i “të kuqve”, Jurgen Klopp ka vendosur të përdorë formacionin e zakonshëm 4-3-3, ku në portë si përherë është pozicionuar braziliani Alisson. Në mbrojtje “4 fantastikët” Tren Alexander-Arnold, Konate, Virgil van Dijk dhe Robertson. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Bajcetic, Fabinho dhe Elliot, ndërsa “tridenti” i sulmit përbehet nga Cody Gakpo, Darëin Nunez dhe Mohamed Salah. /i.m /abcnews.al 

FORMACIONET ZYRTARE:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!