Chelsea do të përballet në transfertë me Bournemouth në kuadër të raundit së 35-të në Premier League.
Londinezët kanë shtatë ndeshje pa fitore në ligë dhe tani rrezikojnë edhe rënien nëse nuk arrijnë të marrin pikë deri në fund të sezonit.
Vendasit e Bournemouth janë në formë të mirë ku kanë marrë katër fitore në pesë sfidat e fundit dhe synojnë të vazhdojnë me rezultat pozitive.
Në anën tjetër mysafirët nga Londra kërkojnë t’i japin fund serisë negative në këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Bournemouth: Neto, Kelly, Lerma, Solanke, Christie, Ouattara, Rothwell, Smith, Vina, Senesi, Billing.
Chelsea: Kepa, Chalobah, Thiago Silva, Badiashile, Chilwell, Kante, Enzo, Gallagher, Madueke, Havertz, Mudryk./ h.ll/abcnews.al