Në orën 21:00, në stadiumin “Benito Villamarin”, vendasit e Betis do të presin Barcelonën, në një transfertë e cila pritet të jetë jo pak e lehtë për “katalanasit”, duke parë kështu dhe performancat e fundit, 0 me 1 kundër Gironas dhe 1 me 0 ndaj Getafes.
Për t’i bërë ballë “blaugranave” tekniku i Betis, Manuel Pellegrini ka vendosur të përdorë formacionin 4-2-3-1. Në portë Silva e para tij Ruibal, Pezzella, Luiz Felipe dhe Abner. Të tërhequr në mesfushë janë Carvalho dhe Rodriguez, me Canales, Fekir, Luiz Henrique dhe Borja Iglesias që plotësojnë frontin e sulmit të Real Betis.
Në krahun tjetër, tekniku Xavi ka përdorur formacionin 4-3-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar gjermani Ter Stegen. Kounde, Araujo, Christenen dhe Balde plotësojnë prapavijën e Barcelonës, ndërsa de Jong, Busquets dhe Pedri do të “dirigjojnë” lojën në mesfushë. Ndërkaq, në “tridentin” e sulmit Raphinha dhe Gavi do të ndihmojnë “shpresën” e vetmë të Xavit për një goleadë ditën e sotme, “bomberin” Robert Lewandowski i cili është rikthyer ndeshjen e sotme, pas një pezullimi. /i.m /abcnews.al
FORMACIONET ZYRTARE: