Formacionet zyrtare Benfica-Club Brugge: “Shqiponjat” portugeze në sulm drejt çerek-finaleve të Champions League

schedule20:17 - 7 Mars, 2023

schedule 20:17 - 7 Mars, 2023

Në më pak se 1 orë në në “arenën e dritës”, “Estadio da Luz” të Lisbonës, “shqiponjat” e Benfica do të presin kampionët belg të Club Bruggë, në “aktin e dytë” të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, me përballjen e parë që ka përfunduar me fitoren e pastër 2 me 0 të portugezëve.

Për përballjen e sotme, tekniku gjerman Rodger Schmidt ka vendosur të përdorë “më të mirët” teksa i rreshtuar me formulën 4-2-3-1. Në portë greku Vlachomidos e para tij në mbrojtje Bah, Antonio Silva, Otamendi dhe Grimaldo. Të vendosur para mbrojtjes janë Florentino dhe Chiquinho, ndërsa më të avancuar në mesfushë janë Aursnes, Joao Mario dhe Rafa Silva, me majën e sulmit që i është besuar talentit, Goncalo Ramos.

Në krahun tjetër tekniku anglez Scott Parker ka zgjedhur formacionin 3-5-2 për t’i bërë ballë sulmeve portugez. Në portë është vendosur Simon Mignolet e para tij në mbrojtje Sylla, Mechele dhe Clinton Mata. Mesfusha i është besuar pesshes Meijer, Sowah, Vanaken, Nielsen dhe Buchanan. Ndërkaq, sulmi përbëhet nga dyshja Yaremchuk-Lang. /i.m /abcnews.al 

FORMACIONET ZYRTARE: