Në më pak se 1 orë në “Allianz Arena” vendasit e Bayern Munich do të presin rivalët gjermanë të Augsburg, në një përballje të vlefshme për javën e 24-rt, të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga.
Në bazë të formacionit duket se tekniku Julian Nagelsmann, nuk i ka nënvlerësuar në asnjë moment kundërshtarët, teksa i ka vendosur të tijët me modulin 3-4-2-1. Në portë Yan Sommer e para tij Pavard, Upamecado e De Ligt. Në krahët e mesfushës janë vendosur Joao Cancelo dhe Alphonso Davies, me Musiala e Kimmich në qendër. Më të avancuar në mesfushë janë Sane e Gnabry, ndërsa në majën e sulmit është rikthyer senegalezi Sadio Mane.
Në krahun tjetër tekniku Enrico Maassen ka vendosur t’i kundërpërgjigjet “bavarezëve” me formacionin 4-4-2. Në portë Gikieëicz e para tij Pedersen, Gouweleeuw, Bauer dhe Gumny. Në mesfushë janë vendosur Demirovic, Baumgartlinger, Engels dhe Maier, ndërsa sulmi i është besuar dyshes Beljo-Mërgim Berisha. /i.m /abcnews.al