Formacionet/ Tirana-Vllaznia dhe Laçi-Partizani, njihuni me titullarët e dueleve

schedule12:59 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 12:59 - 30 Dhjetor, 2020

Sot luhet java e 12-të e Kategorisë Superiore. Ekipi zbresin për herë të fundit në fushë për vitin 2020, teksa katër sfidat e para nisin në orën 13:45. Tirana-Vllaznia është supersfida e kësaj jave. Në “Selman Stërmasi” do të zhvillohet klasikja e futbollit shqiptar.

Fitorja është alternativa e vetme për bardheblutë e Nevil Dedes, që do të tentojë të thyejnë shkodranët kryesues. Duel i fortë edhe në Laç. Bardhezinjtë e Shpëtim Duros presin Partizanin, që po kalon një moment shumë të mirë.

Skënderbeu-Bylis dhe Apolonia-Kastrioti janë dy përballjet e tjera të drekës, teksa java përmbyllet me takimin Kukësi-Teuta. Formacionet zyrtare të dy përballjeve të forta kanë dalë, trajnerët kanë zgjedhur titullarët dhe skuadrat do të zbresin në fushë me këto rreshtime.

TIRANA (3-4-1-2): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Hoxhallari; Halili, Toli, Batha, Ismajlgeci; Torassa; Muçi, Richard Danso. Trajner: Nevil Dede.
VLLAZNIA (4-3-1-2): Zogovic; Gurishta, Adili, Imami, Isaevski; Marku, Krymi, Jonuzi; Imeri; Dilaver, Hoxhaj. Trajner: Thomas Brdaric.

LAÇI (3-5-2): Sherri; Selmani, Ignjatovic, Obanor; Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Emiljano Musta; Van-Dave Harmon, Mazrekaj. Trajner: Shpëtim Duro.
PARTIZANI (4-1-4-1): Hoxha; Idrizaj, Broja, Bitri, Hakaj; Kote, Asani, Bardhi, Cara; Mala; Cardoso. Trajner: Ilir Daja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!