Sot në orën 17:00, luhet ndeshja mes Apolonisë dhe Kukësit, çerekfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes dy skuadrave. Sfida e parë, do të luhet në “Loni Papuçiu” dhe Kukësi do të synojë një rezultat pozitiv.
Edhe zv. trajneri Rrahman Hallaçi në fjalën e tij dje, konfirmoi se verilindorët do ta synojnë kualifikimin që në ndeshjen e parë. Shehi ka rreshtuar formacionin e tij titullar, ku bie në sy aktivizimi i Fluturim Domit.
Gjithashtu, dhe aktivizimi i Cooper në majë të sulmit është një risi. Abazaj pas ndeshjes së shkëlqyer kundër Partizanit, e nis edhe në Kupë si titullar, ndërsa mesfusha do të jetë e përbërë nga kapiteni Musolli dhe Vesel Limaj.
Formacionet zyrtare:
Apolonia: Harizaj, Duda, Sota, Omeri, Mehmeti, Eyoh, Zaimaj, Mihana, Asllanaj, Krasniqi, Gjata.
Kukësi: Avdyli, Teqja, Obanor, Kotobelli, Musolli, Ethemi, Limaj, Domi, Abazaj, Cooper.

