Juventus-Lyon dhe Manchester City janë dy sfidat e sotme në Champions League. Bardhezinjtë do të tentojnë të përmbysin në Torino humbjen 1-0 të ndeshjes së parë, teksa detyrë më të vështirë ka ekipi i Zidane.
Reali dështoi në fushën e tij kundër Manchester City, sfidë që e humbi me rezultatin 1-2. Gjithsesi, “Los Blancos” janë gati për të surprizuar anglezët, me këta të fundit që duan me çdo kusht kualifikimin dhe mbërritjen në finalen e madhe.
Trajnerët kanë vendosur përfundimisht për “luftëtarët” e dueleve të mbrëmjes, duke zgjedhur formacionet.
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Higuain, Cristiano Ronaldo.
LYON (3-5-2): Lopes; Marcal, Denayer, Marcelo; Dubois, Aouar, Guimaraes, Caqueret, Cornet; Toko-Ekambi, Depay.
MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson; Walker, Laporte, Fernandinho, Joao Cancelo; Rodri, Gyndogan, De Bruyne; Foden, Sterling, Gabriel Jesus.
REAL MADRID (4-3-3): Courtois; Mendy, Varane, Militao, Carvajal; Kross, Modric, Casemiro; Hazard, Benzema, Rodrygo. /abcnews.al