Formacionet, Inter-Real Madrid: Balen e zëvendëson Vazquez, Inzaghi me të gjitha “armët”

schedule20:05 - 15 Shtator, 2021

schedule 20:05 - 15 Shtator, 2021

Interi dhe Real Madrid nisin aventurën në Champions League me një betejë mes tyre në “San Siro”, në llogari të grupit D. Para pak çastesh trajnerët kanë zbardhur formacionet e dy ekipeve.

Klubi zikaltër vjen me skemën klasike 3-5-2, me Dzeko dhe Lautaro Martinez, që do kenë peshën e madhe të sulmit. Darmian dhe Perisic janë zgjedhur për të mbuluar krahët e fushës.

Nga ana tjetër Real Madrid vjen me 4-3-3, teksa Bale i dëmtuar, zëvendësohet nga Lucas Vazquez, para Asensios dhe Rodygos. /abcnews.al

INTER: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez. Trajner: Simone Inzaghi.

REAL MADRID: Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Alaba; Fede Valverde, Casemiro, Modric; Lucas Vázquez, Benzema, Vinicius. Trajner Cralo Ancelotti. /abcnews.al