Teuta dhe Granada përballen prej orës 16:00 në “Niko Dovana”, ndërkohë që trajnerët e të dyja ekipeve kanë zgjedhur edhe formacionet. Në kampin durrsak risia është Asion Daja, i cili luan në mesfushë.
Në mungesë të Todorovski, trajneri Martini ka zgjedhur Fabian Beqjan si mbrojtës të djathtë. Durrsaku e ka mbuluar edhe në të shkuarën atë pozicion. Pjesa tjetër e formacionit është e njëjtë me atë që u përball me Beitar Jerusalem. /abcnews.al
TEUTA: Frashëri, F. Beqja, Hoxha, Arapi, Kouro, Avdyli, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Krasniqi. Trajner: Edi Martini
GRANADA: Rui Silva, Victor, Sanchez Barahona, Domingos Duarte, Neva Tey, Gonalons, Montoro, Kenedy, Herrera Ravelo, Rodriguez Diaz, Soldado