Formacionet e mundshme: Teuta kërkon 3 pikët, krutanët për të lënë zonën e ftohtë

schedule11:37 - 31 Tetor, 2021

schedule 11:37 - 31 Tetor, 2021

Teuta-Kastrioti është sfida tjetër e ditë së sotme që zhvillohet në kuadër të javës së shtatë të “Abissnet Superiore”. Sfidë kjo që luhet në stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër ora 16:45.

Atmosfera tek durrsakët është pozitive për këtë sfidë, ku trajneri Edi Martini ka në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve që do tentojë të marri fitoren për të qëndruar afër skuadrave të kreut.

Atmosferë aspak e mirë mbizotëron tek ekipi i Krutanëve të cilët e shikojnë vetën në zonën e ftohtë të tabelës së klasifikimit, ndërsa në këtë ndeshje do kërkojnë të mos dalin pa pikë.

Formacionet e mundshme:

Teuta: Qirko, Todorovski, Selmani, Ivanoviç, Xhekson, Aleksi, Daja, E.Vila, Kallaku, Plaku, Gjeorgiev.   Trajner: Edi Martini

Kastrioti: Sali, Neziri, Dida, Gërgiç, Prodani, Mëllugja, Basha, Karakaçi, Greca, Ajazi, Cela.  Trajner: Ramazan Ndreu /f.a/abcnews.al