Formacionet e mundshme të derbit Real Madrid-Atletico

schedule18:05 - 18 Shtator, 2022

schedule 18:05 - 18 Shtator, 2022

Më 18 shtator, Real Madrid do të luajë kundër Atletico Madrid.

Carlo Ancelotti tashmë ka emëruar skuadrën për këtë ndeshje. Karim Benzema është lënduar dhe Eder Militao rikthehet nga lëndimi.

Jan Oblak humbi dy ndeshjet e mëparshme për shkak të lëndimit. Megjithatë, ai u stërvit me ekipin të shtunën dhe Diego Simeone konfirmoi se do të ishte gati.

Nga ana tjetër, lojtarë si Stefan Savic, Jose Jimenez, Thomas Lemar dhe Sergio Reguilon pritet të jenë jashtë loje, shkruan abcnews.al.

Formacionet e mundshme:

Real : Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Tchuameni, Modric, Kroos; Valverde, Rodrigo, Vinicius.

Atlético : Re; Molina, Felipe, Witzel, Reinildo, Saul; Kondogbia, Koke, Correa; Cunha, Joao Felix. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!