Formacionet e mundshme Milan-Torino: Kuqezinjtë duan vetëm fitoren

schedule11:00 - 10 Shkurt, 2023

schedule 11:00 - 10 Shkurt, 2023

Milan do të ndeshet sot në orën 20:45 ndaj Torinos në San Siro.

Skuadra e Piolit nuk është aspak në formë, pasi edhe rezultatet e tregojnë këtë fakt më së miri. Në pesë ndeshjet e fundit në Serie A, Milan ka marrë dy barazime dhe tre humbje radhazi, duke pësuar një total prej 14 golash. Varka e Piolit fut ujë dhe kjo duhet riparuar menjëherë.

Sot do të kenë përballë Torinon të cilët janë 8 pikë pas tyre, dhe në pesë ndeshjet e fundit në Serie A regjistrojnë vetëm një humbje, dy fitore dhe dy barazime.

Situata është shumë e ndërlikuar për Piolin dhe Milanin e tij, pasi sot në mbrëmje nuk i lejohet hapi fals, pasi mund të rezultojë fatal për të ardhmen e teknikut italian. Ai sot do të bëjë pa Maignan,Tomorin, Dest, Bennacer dhe Florenzin, por do të ketë sot në stol Zlatan Ibrahimoviç./ h.ll/abcnews.al

Formacionet e mundshme: