Formacionet e mundshme: Angli-Senegal dhe Francë-Poloni

schedule08:47 - 4 Dhjetor, 2022

schedule 08:47 - 4 Dhjetor, 2022

Holanda dhe Argjentina janë 2 çerefinalistet e para të Kupës së Botës, Katar 2022, teksa ditën e sotme do të zbulohen edhe 2 ekipet e tjera që do të vijojnë më tej rrugëtimin. Në fushë do të zbresin Franca dhe Anglia, që janë padyshim dhe 2 ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar deri në fund këtij trofeu.

Në orën 16:00, “Gjelat” e Didier Deshamp do të përballen me Poloninë e Levandovskit, ndërkohë që në orën 20:00 do të jetë radha e “3 Luanëve”, për të luajtur kundër Senegalit.

Dy duele këto që pritet të jenë tepër të luftuara, me Francën dhe Anglinë që janë favorite në letër.

Formacionet e mundshme

Angli 4-2-3-1): Pickford – Trippier, Stones, Maguire, Shaw – Henderson, Bellingham – Xhaka, Foden, Rashford – Kane.

Senegal 4-3-3): Mendy – Chambaly, Koulibaly , Diallo, Jacobs – Siss, Pape Gueye, N. Mendy – I. Diaguet, I. Sarr, Dia.

Formacionet e mundshme:

Francë 4-2-3-1): Joris – Couté, Upamecano, Varane, Theo Hernandez – Tswameni, Rabiot – Dembele, Griezmann, Mbappe – Giroud.

Poloni 4-4-2): Szczecin – Cass, Kivior, Glik, Berezinski – Krychowiak, Bielik, Frankowski, Zielinski – Lewandowski, Milik. /G.D abcnews.al/