Formacionet e Kukësi-Wolfsburg/ Gega ndryshon portierin, debuton Demiri

schedule19:26 - 17 Shtator, 2020

schedule 19:26 - 17 Shtator, 2020

Kukësi është gati për duelin ndaj Wolfsburgut në Europa League. Një ndeshje tmerrësisht e vështirë për djemtë e Skënder Gegës, që do të përballen me ekipin e Bundesligës gjermane.

Trajneri i ekipit verilindor ka vendosur për 11 titullarët që do të hedhë në fushë. Kukësi vjen me ndryshime në krahasim me sfidën e fituar 2-1 ndaj Slavis së Sofies.

 

Formacionet e dy skuadrave

Antonjo Elezaj ka fituar balotazhin me Dashamir Xhikën në portë, teksa Besir Demiri, një nga prurjet më të mira të merkatos, do të debutojë në krahun e majtë të mbrojtjes. /abcnews.al