Manchester City-Lyon është sfida e fundit çerekfinale në Champions League. Fituesi i kësaj përballje do të ndeshjet me Bayern Munchën në 1/2 finale, teksa trajnerët Pep Guardiola dhe Rudi Garcia kanë zgjedhur lojtarët titullarë.
Skuadra angleze është favorite për t’u kualifikuar në katër ekipet më të mira të këtij kompeticioni, por Lyon tregoi se është një kockë e fortë, duke nxjerrë jashtë loje Juventusin në raundin e kaluar, kështu që nuk duhet nënvlerësuar.
City zbret në fushë me klasikën 4-3-3, me Guardiolën që i ka besuar sulmin treshes Sterling-Gabriel Jesus dhe De Bruyne, ndërsa francezët përgjigjen me skemën 3-5-2 dhe shpresojnë që holandezi Depay të shënojë sërish si kundër bardhezinjve. /abcnews.al