Formacionet: Bylis sulmues, Laçi me ndryshime në Ballsh

schedule16:56 - 19 Korrik, 2020

schedule 16:56 - 19 Korrik, 2020

Bylisi dhe Laçi përballen mes tyre dhe të dyja skuadrat kërkojnë pikët maksimale. Vendasit duan që të mos rrezikojnë vendin e tetë dhe kjo fitore i qetëson ata, kurse kurbinasit synojnë kupat e Europës dhe vendi i tretë nuk është siguruar ende prej tyre.

Ndeshja nis prej orës 17:45, ndërkohë që trajnerët Veljko Dovedan dhe Armando Cungu kanë bërë përzgjedhjet e tyre sa i takon formacioneve. Bylisi dhe Laçi do të rreshtohen në fushën e blertë si më poshtë:

BYLISI: Hidi, Hadroj, Janku, Shkalla, Ndreca, Mëllugja, Ujka, Murataj, Ntephe, Malçi Mozzone. Trajner: Veljko Dovedan

LAÇI: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Rapo, Deliu, A. Marku, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!