Formacione zyrtare: mësoni lojtarët që nisin titullarë në sfidën Teuta-Kastrioti

schedule16:30 - 31 Tetor, 2021

schedule 16:30 - 31 Tetor, 2021

Teuta-Kastrioti është sfida tjetër e ditë së sotme që zhvillohet në kuadër të javës së shtatë të “Abissnet Superiore”. Sfidë kjo që luhet në stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër ora 16:45.

Atmosfera tek durrsakët është pozitive për këtë sfidë, ku trajneri Edi Martini ka në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve që do tentojë të marri fitoren për të qëndruar afër skuadrave të kreut.

Atmosferë aspak e mirë mbizotëron tek ekipi i Krutanëve të cilët e shikojnë vetën në zonën e ftohtë të tabelës së klasifikimit, ndërsa në këtë ndeshje do kërkojnë të mos dalin pa pikë.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Qirko, Todorovski, Selmani, Ivanovic, Jackson, Aleksi, Daja, E.Vila, Kallaku, Plaku, Gorgiev.   Trajner: Edi Martini

Kastrioti: Sali, Neziri, Hussein, Gorgic, Prodani, Mëllugja, Basha, Karakaçi, Rami, Ajazi, Çela.  Trajner: Ramazan Ndreu /f.a/abcnews.al