Formacion sulmues apo mbrojtës? Sylvinho flet për strategjinë e Kombëtares kundër Çekisë

schedule11:54 - 7 Tetor, 2023

schedule 11:54 - 7 Tetor, 2023

TIRANË- Në prag të sfidës përballë Çekisë, trajneri i Kombëtares së Shqipërisë tha se mezi pret t’i takojë lojtarët dhe të nisë punën përgatitore për sfidën e 12 tetorit, për kualifikueset e “Euro 2024”.

Gjatë konferencës, tekniku Sylvinho u pyet se me çfarë strategjie do të zbresë në fushë, do luajë më shumë në sulm apo në mbrojtje, por ai nuk zbuloi detaje teksa shtoi se duhet fokusim dhe ekuilibër për të përballuar ndeshjen me Çekinë.

“Ne akoma nuk kemi nisur grumbullimin, sigurisht që mezi pres të takoj lojtarët. Të hënën pasdite po themi do të jemi pothuajse të kompletuar dhe do flasim për shumë gjëra, qoftë për situatën e tyre, qoftë dhe për ndeshjen. Kjo nuk është një ndeshje që ndahet kaq thjesht nëse do luhet më shumë ne sulm apo në mbrojtje, pro është një ndeshje, që për 90 minuta duhet të luajmë sa në mbrojtje sa në sulm”, theksoi ajo.

Të mërkurën tha trajneri i Kombëtares do të vendosë për strategjinë, që do aplikojë kundër një rivali si Çekia.

“Është njeh ndeshje që kërkon shumë energji për ta përballur dhe duhet të përgatitur mirë dhe të kemi ekuilibrin e duhur, pastaj të mërkurën do të vendosemi përsa i përket strategjisë së lojës që do ndjekim”, tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!