Sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic duket se i ka ditët e numëruara në skuadër. Edhe pse trajneri do të përpiqet t’i japë minuta, basti i klubit si dhe ajo që i është transmetuar agjentit të lojtarit është që ai të largohet në huazim në janar duke përfshirë një mundësi blerjeje për ekipin që e dëshiron atë. Kjo do të thotë se, ashtu si vitin e kaluar, serbi nuk do ta përfundojë sezonin me fanellën e bardhë.
Opsioni i Eintracht është ende në tryezë, siç është ai i Milanit, por gjithça tregon se hapat e futbollistit do ta drejtonin drejt Premier League, ku deri tani tre klube janë jashtëzakonisht të interesuara për të nënshkruar me të. Everton, Liverpool dhe West Ham kërkojnë të përforcojë sulmin e tyre me sulmuesin e “galaktikëve”.
Liverpooli do të ishte operacioni më i komplikuar, të paktën gjatë merkatos së dimrit. Realiteti është se Klopp synon të rinovojë plotësisht sulmin dhe përveç Salah, duket se edhe të tjerë do të largohen.
Opsioni Everton nuk është i ri, por Benitez donte të largonte fillimisht disa lojtarë dhe duket se po ai del. Synimi i tij është që Jovic të bashkohet me Richarlison, ose ai mund ta zëvendësojhë brazilianin nëse ai largohet në janar.
West Ham nuk heq dorë dhe megjithëse projekti duke pak tërheqës, ata janë në gjendje të nënshkruajnë më Jovic dhe t’i ofrojnë atij një pagë të lartë. Ai do të kthehej në një pië referimi për Hammers në Premier League. r.t/abcnews.al/