“Fordi” u përplas me shtyllën, pastaj me pemën, vdes tragjikisht 32-vjeçari shqiptar në Itali

schedule17:30 - 12 Korrik, 2022

schedule 17:30 - 12 Korrik, 2022

Një aksident fatal i ka marrë jetën një 32-vjeçari shqiptar në Itali mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në Corso Regio Parco pranë varrezave monumentale të Torinos. Për arsye ende të paqarta, një Ford Fiesta është përplasur me dritën e rrugës dhe më pas në një pemë.

Nga përplasja humbi jetën Olti Hysenaj, 32-vjeçari shqiptar me banim në qytet.

Ai ishte vetëm në makinë në momenti e përplasjes dhe u hodh nga kabina, shkruajnë mediet italiane. Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e emergjencës, por nuk kishte asgjë për të bërë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!