Bronco është rikthyer pas 25 vitesh mungesë në tregun e automobilave. Ford ka vendosur të rikthejë modelin më të njohur me dy versione të reja, me dy dhe katër dyer. Bronco 2021 që u prezantua të hënën ka elementë të projektimit nga modeli origjinal i vitit 1966, i cili do të jetë një konkurrent i fortë i modeleve të Jeep.
Modeli me katër dyer ka goma 89 cm dhe mund të ecë në ujë deri në një metër thellësi. Ky model ka një çati të lëvizshme në disa pjesë, në ndryshim nga ai me dy dyer që nuk e ofron këtë opsion, sipas CNN. Bronco vjen me marshe automatike, ose 7 marshe manuale, 6 prej të cilave për rrugë të zakonshme dhe një tjetër për terrene të vështira, shkruan abcnews.al.
Gjithashtu, vjen me dy variante motorësh, një me 270 kf dhe me 2.3 litra, ndërsa versioni tjetër me 310 kf, 2.7 litërsh. Këto modele ndryshe quhen “Goat” pasi arrijnë të kalojnë në çfarëdo lloj terreni. Presidenti i Ford, Jim Farley pretendon se ky model i ri i gjeneratës së gjashtë, është ndërtuar me forcën e një kamioni të Serisë F dhe performancën e një Mustang. /abcnews.al/