Një Ford Escort klasik i vitit 1983 është shitur për mbi 30 mijë Paund, gati pesëfishi i vlerës origjinale,.
Sipas The Sun, modeli i rrallë RS1600 i kishte kushtuar rreth 6700 funte në vitin 1983. Kjo makinë i përkiste të njëjtit person nga viti 1994 deri në vitin 2011 dhe më pas u shit.
Motori ka vetëm 400 kilometra të kaluar. Por, vetura i ishte nënshtruar një rinovimi dhe po ashtu u rindërtua edhe motori.
Ndërkohë që vlerësohej me 19 mijë Paund, surpriza ishte se u shit në ankandin “King’s Lynn” për plot 31.320 të tillë. l.k/abcnews.al