Kryeministri japonez Fumio Kishida tha sot se thellimi i bashkëpunimit ushtarak të Rusisë me Korenë e Veriut tregon se Japonia duhet të krijojë lidhje më të ngushta me NATO-n.
“Siguria e rajoneve Euro-Atlantike dhe Indo-Paqësorit janë të pandashme dhe agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe thellimi i bashkëpunimit të saj ushtarak me Korenë e Veriut janë një thirrje zgjimi për këtë.
Japonia është e vendosur të forcojë bashkëpunimin e saj me NATO-n dhe partnerët e saj, tha Kishida tha për Reuters përpara samitit të NATO-s që fillon sot në Uashington.
Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re do të marrin pjesë gjithashtu në samitin me krerët e Aleancës.
/abcnews.al