Forcimi i lekut/ Tanku: Nuk duhet të trembemi, ekonomia në periudhë të mirë. Rrushi: Ulet borxhi

schedule20:59 - 4 Tetor, 2024

schedule 20:59 - 4 Tetor, 2024

Drejtori i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, Altin Tanku thotë se nuk duhet të trembemi nga forcimi i lekut.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Janku u shpreh se ekonomia shqiptare po kalon një periudhë të mirë.

Altin Tanku: Në tregun tonë, mungon një segment mjaft i rëndësishëm i analizës, që e merr nga Banka e Shqipërisë dhe e bën të perceptueshëm për publikun. Ka studime që e masin transparencën e Bankës së Shqipërisë. Janë të publikuara në faqen Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë renditet shumë mirë me këto dy institucione të rangut botëror. Në lidhje me publikimet, është i vështirë publikimi i parashikimeve, ndikon edhe në treg. Ka faktorë që e përcaktojnë atë kurs. Do të fusnin edhe faktorin spekulativ. Duhet të kemi një shoqëri, një treg shumë eficent dhe të mirëedukuar në lidhje me këto fenomene. Në të kundër rrezikojmë të bëjmë dëm. Në këndvështrimin e përgjithshëm makro ekonomik, ekonomia e Shqipërisë, është bilanci i kursim investimeve, arritëm të kursenim në vitin2023. Inflacioni është i ulët, rritja e fortë dhe e qëndrueshme. Ekonomia shqiptare po kalon një periudhë të mirë. Nuk duhet të trembemi nga forcimi i lekut. Problemi kryesor është që, në këtë rast nuk duhet të trembemi nga kursi i këmbimit, janë fenomene të tjera që e shkaktojnë këtë sjellje. Modelet e publikuara të Bankës së Shqipërisë e parashikojnë mirë kursin e këmbimit. Ekonomia dhe kursi i këmbimit vetërregullohen.

Ndërsa eksperti Fjorent Rrushi deklaroi se vetëm nga forcimi i lekut, borxhi këtë vit ulet me 2 përqind.

Fjorent Rrushi: Qeveria, nëse mban bilanc fiskal të limituar, të kufizuar, do të ndihmonte në një kurs më të stabilizuar. Nuk mund të vazhdojmë me vlerësime 10-15 përqind të lekut. Qeveria, është e favorizuar, sepse borxhi i jashtëm ka rënë. Borxhi publik do bjerë me 2 përqind nga kursi i këmbimit. Unë jam partizan i një monedhe të fortë. Një zhvillim ekonomik me zhvlerësim monedhe nuk është gjithmonë e shëndetshme. Ne kemi kaluar një zhvlerësim të lekut në 2008-2009. Por një zhvlerësim i monedhës për një ekonomi si e jona, ka pasoja të rënda.