Forcimi i bashkëpunimit ekonomik Kosovë-SHBA/ Sipërmarrësi Shkëlqim Devolli, seri takimesh me kongresmenë e senatorë në Washington

schedule09:22 - 23 Maj, 2024

schedule 09:22 - 23 Maj, 2024

Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës forcon miqësinë mes dy vendeve. Dhe këtë rol e ka marrë më së miri biznesmeni Shkëlqim Devolli. I ndodhur në Washington në një vizitë të karakterit ekonomik, pronari i “Devolli Corporation” ka zhvilluar një seri takimesh me kongresmenë të njohur republikanë e demokratë. Fokusi i bisedimeve me kongresistin demokrat Jimmy Pannetta nga Kalifornia dhe ata republikanë Warren Davidson nga Ohio e Chris Smith nga New Jersey, ka qenë njohja me sipërmarrjen e “Devolli Corporation” në Kosovë, rajon dhe Evropë, si dhe afarizmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me kongresistin amerikan Panetta, i biri i ish kreut të CIA-s dhe ish Sekretarit të Mbrojtjes, Leon Panetta,  Shkëlqim Devolli është ndalur edhe tek çështjet e sigurisë në Ballkan e më gjerë.

Kurse me republikanët Davidson dhe Smith ka diskutuar për marrëdhëniet e veçanta që Kosova dhe shqiptarët kanë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve tregtare do të jetë edhe një garanci për miqësi të përhershme.

Gjatë vizitës së tij në SHBA, sipërmarrësi Shkëlqim Devolli, ka zhvilluar takime edhe me dy politikanët, demokratin Kevin Hern dhe republikanin Pete Ricketts, të njohur edhe si biznesmenë  të suksesshëm. Me ta Devolli ka shkëmbyer përvojën si sipërmarrës të fuqishëm, mundësitë e rritjes së bashkëpunimit tregtar SHBA-Kosovë dhe hapjen e rrugëve të reja tregtare. Kongresisti Hern zotëron rreth 25 restorante McDonald’s, si dhe për shumë vjet ka shërbyer në pozita të larta drejtuese në këtë kompani, që është një ndër brendet më të njohura në botë.

Ai ka qenë i përfshirë edhe në sektorin bankar, të teknologjisë, atë të patundshmërive dhe botimeve sportive. Kurse, senatori Ricketts, i cili po ashtu ka ekspertizë të gjatë sipërmarrëse, ka ushtruar edhe detyrën e Guvernatorit të shtetit të Nebraskas.

Afaristi Shkëlqim Devolli ka shprehur interesimin e tij që korporata të cilën e drejton të mund të bashkëpunojë me sektorët ekonomikë, në të cilët, këta politikanë të lartë kanë qasje.

Prej shumë vitesh Njësitë e “Devolli Corporation” shtrijnë aktivitete të sukseshme në tregun amerikan, me eksportin më të madh kosovar të dyshekëve Comodita, fabrikat e dyshekëve në Texas, si dhe me markën e kafesë  Prince dhe kafeterinë Prince Coffee House.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!