Forcimi i armëpushimit në Gaza, Blinken mbërrin në Kajro

schedule13:45 - 26 Maj, 2021

schedule 13:45 - 26 Maj, 2021

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken këtë të mërkurë në kuadër të turit të tij në Lindjen e Mesme, ka mbërritur në Egjipt.

Qëllimi i vizitës së tij është sigurimi i armëpushimit që u ka dhënë fund sulmeve ajrore 11 ditëshe në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë, më herët gjatë këtij muaji. Egjipti ka luajtur rol në ndërmjetësimin e armëpushimit që ka nisur së zbatuari më 21 maj, pas luftimeve më të këqija në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë në Rripin e Gazës.

Pas ndalesës në Jerusalem dhe Ramallah Blinken ka arritur në Kairo dhe më pas pritet që të vizitojë dhe Jordaninë.

“Egjipti ka luajtur rol të madh në ndërmjetësim të armëpushimit dhe Jordania ka ngritur zërin tash e sa kohë për paqe dhe stabilitet në rajon”, është shprehur në një deklaratë për mediat një ditë më parë zyrtari amerikan.

Në Ramallah, diplomati amerikan ka thënë se Uashingtoni do të ndajë miliona dollarë ndihmë për palestinezët, si dhe ka bërë të ditura planet për të rihapur konsullatën amerikane në Jerusalem, e cila ka shërbyer si kanal diplomatik i SHBA-së për palestinezët.

Luftimet e fundit në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë kanë nisur më 10 maj pasi Hamasi, grup islamist që kontrollon Gazën, ka nisur të gjuajë raketa pas disa javëve të tensioneve izraelito-palestineze në Jerusalemin Lindor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!