Forcat xheniere çaktivizojnë tritolin në makinën e Suad Licit

schedule12:34 - 16 Shkurt, 2020

schedule 12:34 - 16 Shkurt, 2020

Forcat xheniere kanë mbërritur në Shkodër, ku kanë çaktivizuar lëndën plasëse, e dyshuar tritol rreth 150 gr, e cila ishte e vendosur poshtë mjetit të administratorit të Vllaznisë, Suad Lici.

Gazetari Simon Shkreli raporton për “ABC News” se është çaktivizuar lënda plasëse tritol rreth 150 gram dhe është dërguar në laborator.

Lënda plasëse nuk ka shpërthyer pasi ish-futbollisti e ka vënë re dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

Dyshimet e para ishin se kjo ngjarje kishte lidhje me postin e tij si administrator i klubit të futbollit Vllaznia por që vet Lici tha se duhet të presim çfarë do nxjerrin hetimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!