Forcat ukrainase zmbrapsin rusët në Kharkiv, gjenden trupat e pushtuesve në formën e simbolit “Z”

schedule13:13 - 3 Maj, 2022

schedule 13:13 - 3 Maj, 2022

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur forcat ruse në një kundërsulm të suksesshëm në Kharkiv, ndërkohë që trupat e pajetë të ushtarëve rusë janë gjetur në formën e shkronjës Z, në një fshat që është në kontrollin e forcave ruse, sipas Daily Mail.

Forcat ukrainase sulmuan në lindje nga Kharkiv, në Ukrainën verilindore, duke rimarrë qytetin Staryi Saltiv, i cili ndodhet 30 milje larg.  Një nga pamjet më të tmerrshme ishte zbulimi i atyre që dukej të ishin kufoma ruse të renditura në formën  e shkronjës “Z”. Trupat e civilëve u gjetën gjithashtu brenda banesave dhe automjeteve të djegura.

Ndërkohë pamjet tregojnë artilerinë ukrainase duke shkatërruar një kolonë automjetesh të blinduara rus në perëndim të Izyum, ndërsa vazhdojnë luftimet e ashpra  për marrjen në kontroll të Donbas.

Sipas inteligjencës britanike, Rusia lëshoi dje 30 raketa kundër objektivave ukrainase. Forcat e Moskës kanë bërë shumë pak përparime  rreth Popansa-s në veri në qytetin e Lyman, ndërsa përpiqeshin të rrethonin trupat ukrainase që mbronin qytetet Severodonetsk, Lysychansk, Slovyansk dhe Kramatorsk.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!