Ukraina njoftoi sot se ka vrarë një oficer të lartë të marinës ruse, lideri më i fundit ushtarak i vrarë në luftime intensive në tre javët e para të pushtimit.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës njoftoi në Facebook se kapiteni i rangut të parë Andrey Paliy u vra nga forcat e tij gjatë luftimeve intensive, megjithëse rrethanat rreth vdekjes së tij janë të paqarta dhe Moska ende nuk i ka komentuar raportimet.
Paliy ishte zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi dhe besohet të jetë oficeri i parë detar i vrarë në pushtim.
Kujtojmë se disa drejtues të tjerë të lartë të ushtrisë janë vrarë nga forcat ukrainase në vijën e parë të betejës. Të shtunën, Kievi njoftoi se kishte vrarë gjeneral-lejtnant Andrei Mordvichev, gjenerali më i lartë rus që ka humbur jetën në luftime deri më tani. /abcnews.al/