Forcat Speciale në Vlorë, kontrolle në hyrje dhe në dalje të qytetit

schedule12:36 - 16 Tetor, 2018

schedule 12:36 - 16 Tetor, 2018

Forcat Speciale kanë blinduar qytetin e Vlorës. Në hyrje nga fshatrat e Vlorës dhe në dalje të tij drejt autostradës janë vendosur postoblloqe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Kontrollet kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe sipas zyrtarëve të policisë lokale, do të vazhdojnë. Shtimi i forcave speciale dhe i kontrollove është pjesë e një plani masash për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë të armatosur. Hyrja e qytetit nga fshatrat e lumit cilësohet si zonë e nxehtë, ndaj mbetet një nga pikat ku kontrollet janë shumë të rrepta. Kontrolle janë duke u bërë edhe brenda në qytet. Kujtojmë se Forcat Speciale në Vlorë ishin vetëm disa ditë më parë, por pa ndonjë rezultat të dukshëm./abcnews.al