Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzheppar, tha se Rusia ka lëshuar të paktën 15 raketa në Zaporizhzhia mbrëmjën e djeshme, duke goditur “një institucion arsimor e mjekësor dhe ndërtesa banimi”.
Ndërkohë, një person ka humbur jetën si pasojë e bombardimeve.
#russian terrorists again hit infrastructure facilities in #Zaporizhzhia with rockets this night. At least 15 explosions registered. Their targets were an educational institution, a medical institution, and residential buildings. #russiaisaterrorisstate #StandWithUkraine pic.twitter.com/2FgR5OyKxa
— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) October 11, 2022
Lajmi i fundit u bë i ditur nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.
Lexo edhe: Sulmet në Ukrainë, shkon në 19 numri i të vdekurve, mbi 100 të plagosur
Raketat ruse që goditën të hënën qytetet ukrainase vranë të paktën 19 persona dhe plagosën rreth 105 të tjerë, sipas autoriteteve ukrainase. Presidenti ukrainas e quajti sulmin “një akt të hapur terrorizmi” kundër civilëve.
Ndërkohë ditën e sotme janë dëgjuar sërish sirenat e alarmit, sipas Paul Adams i BBC-së, teksa ukrainasit u zgjuan pas sulmeve të djeshme në qytete në të gjithë vendin.
/abcnews.al