Forcat ruse kanë sulmuar me raketa qendrën e Kryvyi Rih, duke shkaktuar një viktimë dhe duke plagosur 32 të tjerë.
“Një oficer policie u vra në sulmin rus. Tre të tjerë u shpëtuan nga rrënojat nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave”, tha ministri ukrainas i Punëve të Brendshme Ihor Klymenko në një postim në Telegram të premten.
“Ata janë në gjendje të rëndë.”
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Serhii Lysak, raportoi gjithashtu dëme të mëdha.
“Tre ndërtesa administrative janë dëmtuar. Janë dëmtuar 7 objekte banimi, mes tyre edhe një objekt shumëkatësh”, tha ai.
Kryvyi Rih është vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
/abcnews.al