Forcat ruse sulmojnë Odesan, 3 të vdekur dhe 27 të plagosur

schedule11:14 - 10 Qershor, 2023

schedule 11:14 - 10 Qershor, 2023

Tre civilë u vranë gjatë një sulmi rus me dronë në qytetin Odesa të Detit të Zi në orët e para të së shtunës pasi pjesë të dronit ranë në një bllok apartamentesh duke shkaktuar zjarr, tha ushtria ukrainase.

Mbrojtja ajrore në rajonin e Odesa rrëzoi tetë dronë “Shahed” dhe dy raketa, tha një zëdhënës i komandës ushtarake jugore.

Shërbimet e urgjencës thanë se 27 persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën, por se zjarri u shua shpejt dhe 12 persona u shpëtuan nga ndërtesa.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!