Forcat ruse sulmojnë Kharkiv, raportohet për viktima dhe të plagosur

schedule14:17 - 20 Mars, 2024

schedule 14:17 - 20 Mars, 2024

Forcat ruse kanë nisur një sulm në Kharkiv duke goditur një ndërtesë 8-katëshe dhe një fabrikë.  Shefi i policisë Sehriy Bolvinov tha se tre persona janë vrarë dhe të paktën pesë janë plagosur.

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, ka qenë në fokus të sulmeve ruse që nga fillimi i luftës më 24 shkurt të 2022.

Gjatë muajve të dimrit, Rusia nisi sulme vdekjeprurëse ndaj Ukrainës, duke shënjestruar edhe Kharkviv.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!