Forcat ruse kanë shkatërruar një depo municionesh në bazën ajrore Myrhorod në Ukrainën qendrore, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes, shkruan BBC.
Një avion luftarak i forcave ajrore ukrainase MiG-29 dhe një helikopter Mi-8 u shkatërruan gjithashtu në sulmin në bazën në rajonin e Poltava, sipas zëdhënësit të ministrisë Igor Konashenkov.
Guvernatori i rajonit të Poltava, Dmytro Lunin, tha se dy persona kishin mbetur të plagosur.
/abcnews.al