Raketat ruse kanë goditur një depo, në të cilën mbaheshin armë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane, sipas një deklaratë të Moskës, shkruan skynews.
Ministria e mbrojtjes ruse tha se raketat e saj Kalibr shkatërruan depon në rajonin e Zaporizhzhia që përmbante “një grumbull të madh armësh dhe municionesh për trupat ukrainase nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane”.
Ditën e djeshme, Rusia akuzoi Perëndimin se “po i hidhte benzinë zjarrit” duke furnizuar me armë Ukrainën.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë deklaruar se nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë por Uashingtoni dhe aleatët e tij europianë kanë furnizuar Kievin me sasi të mëdha armësh, duke përfshirë dronë dhe raketa anti-ajrore.
/abcnews.al